Futboll Sport

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Lajme të mira për Romën, Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe sot është stërvitur me skuadrën.

Gjatë grumbullimit të fundit me Kombëtaren, për ndeshjet e muajit mars, mbrojtësi pësoi një dëmtim në menisk dhe mediat italiane raportuan se futbollisti do të qëndronte jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj, duke bërë kështu që sezoni për lojtarin të quhej i mbyllur.

Megjithatë  Kumbulla i ka surprizuar për mirë të gjithë, teksa ditën e sotme është shfaqur në stërvitje, së bashku me pjesën tjetër të grupit, duke u rikuperuar kështu në kohë rekord. Një lajm i mirë për trajnerin Fonseka, i cili në këtë moment të rëndësishëm të sezonit, ka nevojë për sa më shumë lojtarë, duke ditur që përveç kampionatit luajnë edhe në gjysmëfinalen e Europa Ligë, ndaj Mançester Junajtid.

Related posts

ÇËSHTJA “ÇINARI”/ Partizani në ankth. KAS, FIFA dhe Istra luajnë me nervat e të kuqve

Delo.autor

MANCHESTER UNITED APO TOTTENHAM? Allegri gati zbarkojë në Angli tek klubi…

Delo.autor

ISH-SULMUESI ITALIAN/ Flet Cristiano Lucarelli për merkaton: Dybala? Ka ardhur momenti të…

Delo.autor

Leave a Comment