Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus nis negociatat me yllin e “Katalanasve” për ta marrë me kosto zero

Juventus dhe Barcellona, pasi kanë qenë aleate në tavolinën e Superligës, mund të sfidohen në merkato.

Sipas spanjolles Sport, përfaqësuesit e Dembele duket se po negociojnë me Juventus-in për ta transferuar francezin në Torino me kosto zero në vitin 2022.

Pengesat e vetme mbeten komisionet dhe rroga e Dembele, i cili kërkon një rritje në krahasim me atë që fiton aktualisht te katalanasit.

Barcelona është akoma në pritje të një përgjigje për ofertën që i ka bërë dy javë më parë lojtarit për rinovimin e kontratës dhe nëse Dembele do të refuzojë, atëherë klubi do provojë ta shesë në verë për rreth 50-60 milionë euro.

Francezi u transferua nga Dortmund te Barcelona në 2017-ën për 135 milionë euro.

Related posts

KOLAPSI I JUVENTUSIT/ Edhe Dybala i nxjerr zbuluar: Na gënjyen për PAGAT

F.autor

MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ ​​Ëndrra e Barcelonës për pas largimit të Koeman është trajneri i njohur

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Midtjylland-Liverpool. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment