Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Villarreal-i ka mposhtur 2-1 Arsenal-in në gjysmëfinalen e parë të Europa League të luajtur në Estadio de la Ceramica.

Spanjollët kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë falë dy golave të shënuar nga Trigueros (5′) dhe Albiol (29′).

Në minutën e 57-të, situata është përkeqësuar për Arsenal-in pasi Ceballos ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Pavarësisht inferioriteti numerik, skuadra e Arteta-s ka arritur të shënojë me një penallti të Pepe-s në minutën e 73-të dhe të mbajë hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Londër 6 majin e ardhshëm.

Related posts

“KAM FRIKË SE PËR TITULLIN NUK KA MË ASNJË LUFTË”/ Ish-portieri: Strakosha pret shumë, por bën edhe…

Delo.autor

Problem te Real Madrid, dëmtohet edhe Isco

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U përfol se një lojtar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, Real Madrid tani mund të qetësohet

Delo.autor

Leave a Comment