Futboll Seria A Sport

SHKELJA E PROTOKOLLIT ANTI-COVID/ Presidenti Lotito dënohet me 12 muaj ndalim, ja gjoba për Lazion…

Gjykata Federale e Apelit, ka rritur dënimin ndaj presidentit të Lacios, Klaudio Lotito nga 7 muaj në 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitet futbollistike. Kjo për arsyen se klubi lacial nuk veproi si duhet me futbollistët 5 muaj më parë në lidhje me rregullat anticovid.

Në tetor të 2020, gjatë testeve të Covid-19 të kryera para ndeshjes me Klub Bryzhin në Ligën e Kampionëve, Çiro Imobile, Thomas Strakosha dhe Lukas Leiva rezultuan pozitiv me koronavirus, teksa tamponët e dy ditëve më përpara në sfidën kundër Torinos kishin dalë të gjithë negativë. U nis një hetim për mashtrim nga ana e skuadrës laciale në atë kohë dhe tani është dhënë dënimi.

Lotito gjithashtu është përjashtuar nga çdo rol brenda Federatës dhe do të ndalohet nga mbledhjet e këshillit të saj, duke humbur kështu gjitha postet që mbante në qeverinë e futbollit. Vlen të theksohet se edhe gjoba për klubi kryeqytetas është rritur nga 150 mijë në 200 mijë euro.

Related posts

NQA QELIA NË HOTELIN PËRRALLOR/ Ja ku po e kryen arrestin shtëpiak Ronaldinho (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Ylli i Liverpoolit tenton të mbysë kundërshtarin, përjashtohet me karton të kuq

Q.Autor

“KUR ISHA 6 VJEÇ IDHULLI IM ISHTE ROBERO BAGGIO”/ Ylli Lewandowski: Nuk ekziston një lojtar më i madh se të tjerët, por…

Delo.autor

Leave a Comment