Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja pa dy titullarët kundër skuadrës korçare, ja emrat…

Plot 8 lojtarë ishin në kuotën e tre kartonëve të verdhë para sfidës me Apoloninë dhe situata nuk dukej e favorshme për Partizanin. Megjithatë, edhe pse kundër fierakëve sfida ishte e luftuar, vetëm dy lojtarë u ndëshkuan, Mala dhe Bardhi.

Të dy këta futbollistë nuk do të udhëtojnë drejt Korçës, pasi kanë plotësuar numrin e 4 kartonëve. Ndërsa në kuotën e tre kartonëve dhe që rrezikojnë pezullimin në derbi nëse ndëshkohen kundër Skënderbeut, janë: Belica, Hakaj, Zhunior, Çinari, Asani dhe Melo, por ky i fundit e ka mbyllur me Partizanin para se ky sezon të përfundojë.

Kalendari për Partizanin i vë përballë ndeshjen e radhës në Korçë përballë Skënderbeut, ndërsa pas kësaj transferte delikate, vjen dhe derbi i fundit i kryeqytetit për këtë edicion futbollistik.

Related posts

SPECIALE/ Kylian Mbappe: Tashmë historia e futbollit ka një “yll” që pritet të shkëlqejë

Isa.Autor

“MENDON VETËM PËR FUTBOLLIN”/ Reja për Kumbullën: E konsideroj lojtar të nivelit të lartë

Delo.autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

Leave a Comment