Futboll

Atalanta e Berishës kërkon ta rrëzojë Juventusin për finalen e madhe, formacionet e mundshme

Juventus dhe Atalanta pritet t’i hedhin në fushën formacionet e para për ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes Juventusit dhe Atalantës luhet sot në Torino me fillim nga ora 17:30. Ndeshja e parë i takoi Juventusit, pas golit të vetëm të shënuar nga Gonzalo Higuain, transmeton Express.

Gigi Buffon ishte hero i asaj ndeshje pasi ia priti penalltinë Papu Gomezit dhe pritet të jetë në portën e Juves edhe sot.

Higuain bashkë me Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio, juan Cuadrado dhe të suspenduarin Rodrigo Bentacur do të mungojë në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Asamoah; Marchisio, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro

Atalanta: Berisha; Palomino, Caldara, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Spinazzola; Cristante; Ilicic, Gomez

 

Related posts

PLAS GALLATA me MESSIN/ Twitteri kundër “yllit” argjentinas pas barazimit me Islandën

Sadik.Autor

NGA HICI NË YLL TEK REAL MADRID/ Mesfushori Casemiro tregon vuajtjet e kaluara në fillimet e tij

Delo.autor

“Bisha” Kristiano Ronaldo, me golat ndaj Spanjës barazon rekordin e magjikut Pele (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment