Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku Spalletti gati të marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Serie A…

Burime nga Italia bëjnë me dije se Napoli ka gjetur pasuesin e Gatuzos, i cili me shumë mundësi do të jetë Luçiano Spaleti.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Spaleti është i zgjedhuri i De Laurentis për stolin e Napolit, teksa bisedimet janë në fazën e avancuar.

Napoli i ka ofruar 2.5 milion euro në sezon ndërsa Spaleti pretendon 4, por gjithçka mund të mbyllet në shifrën e 3 milion eurove.

Ndër të tjera, gazeta zbulon se Spaleti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më presidentin napoletan për përforcimet e reja në skuadër për sezonin e ri.

Si duket Gatuzo do të largohet nga Napoli edhe nëse siguron një për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Related posts

TENSIONI RRITET PAS VENDIMIT/ Mourinho në “LUFTË” të hapur me…

Isa.Autor

Sacchi: Napoli dhe Juve janë të barabarta, Sarri nuk duhet të ankohet

Q.Autor

PO KËRKON SHTËPI NË SPANJË/ Mesfushori i Premier League pranë akordit me klubin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment