Futboll Sport

91 VITE HISTORI/ Luftëtari ngjitet si kryesuese në Kategorinë e Dytë, Murlani bën historinë

Akademia e Futbollit Luftëtari është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Dytë dhe në sezonin 2021-2022 do të militojë në këtë nivel të futbollit shqiptar. Pas falimentimit të klubit të Luftëtarit, me 91 vite histori, shumë traditë dhe dikur nënkampion i vendit, bashkia e Gjirokastrës vendosi të nisë gjithçka nga e para me një ekip të ri dhe emër të ndryshuar nga niveli amator.

Kësisoji, pas 9 javësh kampionat në Kategorinë e Tretë, që është zhvilluar me sistem grumbullimi në Kamzë, gjirokastritët e drejtuar nga dyshja Mustafa Hysi-Dritan Kristidhi, e shohin veten kampionë një javë para përfundimit të sezonit. Sot bluzinjtë fituan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Kinostudios, duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.

Sulmuesi Rudion Mahmutaj shënoi pa kaluar ende një minutë lojë, ndërsa më pas dyfishoi shifrat mesfushori Nazmi Gaba. Ndërsa në minutat 32 dhe 35 bëri dopietë fantazisti Shefqet Boni.

Kur mbetet për t’u luajtur edhe një javë, AF Luftëtari është në krye të renditjes me 24 pikë dhe praktikisht kampion i Kategorisë së Tretë. Ndërkohë, një sukses historik mund të quhet për ekipin privat, Murlani, që pas fitores 5-2 ndaj Spartakut të enjten, siguroi matematikisht vendin e dytë dhe është ngjitur ashtu si gjirokastritët në Kategorinë e Dytë. Skuadra që përfaqëson Vaun e Dejës drejtohet nga shkodrani Altin Xhahysa.

Sot u luajt në Kamzë edhe ndeshja Drini-Osumi, që përfundoi me fitoren 0-5 të këtyre të fundit, që tashmë luftojnë për vendin e tretë. Ky pozicion të jep mundësinë e një ndeshje “play off” për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë me ekipin që humbet në finalen mes ekipeve të parafundit në grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë.

Related posts

NANTES-PSG/ Pas një asisti nga ylli Mbappe, Herrera zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NDODH DHE KJO/ Pilotit Alonso i ndodhi e papritura, i ndërpreu garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Delo.autor

PERCEPTIMET NEGATIVE NË KLUB/ Pochettino: Kurrë nuk janë pozitive për shkak të historisë, nëse nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment