Sport Të tjera

TENIS/ Surpriza në turneun Masters në Madrid, gjermani Zverev eliminon Rafael Nadal

Surpriza në turneun Masters të Madridit për meshkuj, turne i fushave me dhè që zhvillohet në Spanjë. Tenisti vendës Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, është mundur 2-0 (6-4, 6-4) nga gjermani Alexander Zverev, numri 6 në botë, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale.

Një ndeshje e dobët e Nadal, që duket se ndjeu lodhjen e turneut të Barcelonës ku luajti e triumfoi pak ditë më parë. Gjithsesi, meritë ka edhe Zverev, në një formë të shkëlqyer, që nuk toleroi asgjë edhe pse luhej në sipërfaqen e preferuar të Nadal.

Në gjysmëfinale, përballë Zverev do të jetë austriaku Dominic Thiem, numri 3 në botë, që në çerekfinale eliminoi 2-1 amerikanin John Isner (3-6, 6-3, 6-4).

Related posts

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kombëtarja shumë pranë golit, e pabesueshme çfarë humb Hysaj (VIDEO)

Delo.autor

Lojtari i Barcelonës i hipën autobusit kundërshtar, edhe vetë ja plas së qeshurës (VIDEO)

Sadik.Autor

“NA SHPËTO ROBERTO…”/ Tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën…

F.autor

Leave a Comment