Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUS/ drejtuesit bardhezi nisin konfliktet. Ja arsyeja e “mollës së sherrit”…

Tek Juventusi çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit. Nga lojtarët tek Pirlo dhe nga Nedved tek drejtori sportiv Paratiçi. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, dy drejtuesit janë ndarë në dy mendime të ndryshme për ta mbajtur ose jo Pirlon si trajner të Juventusit.

E gjitha ka nisur si datë në 21 mars ku Juventusi humbi në “Allianz Stadium” 0-1 ndaj Beneventos, dhe u bë më e fortë pas humbjes turpëruese kundërt Milanit në shtëpi me rezultatin 0-3.

Paratiçi kërkon shkarkimin e menjershëm të teknikut italian, ndërsa Nedved kërkon t’i jepet besim dhe të vazhdojnë me projektin e tyre.

Në shtëpinë bardhezi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit nga Champions-i që sot më shumë se kurrë ndihet i rrezikuar tek çështja e trajnerit që ende nuk është zgjidhur edhe pse në Serinë A italiane kanë mbetur vetëm tre ndeshje për tu luajtur nga fundi i kampionatit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Superkompjuteri bën parashikimin dhe zbulon ekipin favorit, PSG me shanse minimale

Delo.autor

Zbulohet prapaskena, Reali në bisedime të fshehta me Salah

Q.Autor

PSV-ja vazhdon marshimin, fiton Ajaxi, shkëlqen Kluivert Jr

Q.Autor

Leave a Comment