Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND TELASHET PËR INTER-IN/ Lukaku feston ditëlindjen në fshehtësi me shokët e skuadrës dhe policia…

Sikur të mos mjaftonte vetëm sherri Lautaro-Konte, tani Interit i është shtuar dhe një çështje “Lukaku”.

Sulmuesi belg sot mbush 28 vjeç dhe për festën e ditëlindjes së tij ai e ka organizuar në mënyrë të fshehtë në një hotel së bashku me tre lojtarë të tjerë zikaltër si Hakimi, Perisiç dhe Eshli Jang.

Pas fitores 3-1 ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza”, katër lojtarët e Interit u transferuan menjëherë në hotel ku në orën 03:00 të mëngjesit janë kapur në flagrancë nga policia.

Në total janë identifikuar 24 persona, midis tyre dhe drejtori i restaruantit dhe hotelit që ka organizuar këtë event. Drejtori dhe të ftuarit do të gjobiten për mos respektim të masave antiCOVID të vendosur nga qeveria italiane.

Related posts

EURO 2020/ E papërmbajtshme, “Azurrët” shkatërrojnë Armeninë (VIDEO)

Delo.autor

LARGIMI I CONTES NGA INTER/ Ish-drejtuesi Sabatini: Mihajlovic tek “Zikaltërit”? Le të shpresojmë që…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, Ekipi i Shkëmbit shtyn drejt sulmit

Delo.autor

Leave a Comment