Futboll Kategoria Superiore Sport

11 PIKË LARG VENDIT TË TETË/ Apolonia mposhtet nga Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Kukësi ka mposhtur Apoloninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore, me fierakët, që tashmë edhe matematikisht kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Verilindorët nuk e vunë për asnjë rast në dyshim fitoren, duke krijuar raste të shumta shënimi. Nga na tjetër, fierakët kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin të paktën një gol. Ibraimi në pjesën e parë dhe Dragoshi me Taipin në pjesën e dytë, i dhanë fitoren Kukësin.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, Apolonia e sheh veten 11 pikë larg vendit të tetë dhe tashmë matematikisht bien në të Parën. Ndërkohë Kukësi shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6-të.

Related posts

VEDAT MURIQI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtori sportiv i Torinos thur elozhe: Ka forcë fizike dhe është i fortë në…

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SHKODRAN LARG SERIA A/ Atletico Madrid bën ofertë QESHARAKE për Hysajn prej…

Delo.autor

A do të largohet pas humbjes në finale? Daliç mban në ankth Kroacinë

Isa.Autor

Leave a Comment