Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Pritet të dhurojë spektakël, të dy ekipet kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester United do të pres Liverpoolin në kuadër të javës së 34-të, ndeshje e mbetur, pasi ishte shtyrë shkaku i trazirave javë më parë në stadiumin “Old Trafford”.

Vendasit e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpooli është në një pozitë të palakmueshme.

Kjo pasi “The Reds” që kanë edhe katër ndeshje deri në fund, janë në pozitën e gjashtë me 57 pikë.

Ole Gunnar Solskjaer ka zgjedhur emra si Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Paul Pogba e Edinson Cavani  për këtë ndeshje.

Në anën tjetër Jurgen Klopp do të luajë me Mohamed Salah, Firmino e Diogo Jota.

FORMACIONET ZYRTARE

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelöf, Bailly, Shaw; Fred, McTominay; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba; Cavani.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Williams, Robertson; Fabinho, Thiago, Wijnaldum; Salah, Firmino, Diogo Jota.

Related posts

RRËFIMI PREKËS/ Nëna e Rashicës tregon momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës (VIDEO)

Delo.autor

Qaka u tremb keq, njëshi i CSM Poli Iasi jep lajmin e madh

Sadik.Autor

FUTBOLL FEMRA/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment