Futboll Sport

LEVANDOVSKI “TREMB” BAYERNIN/ Lë përgjysmë stërvitjen dhe…

Golashënuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, u detyrua të ndalonte stërvitjen e ditës së djeshme. Në “Grassau am Chiemsee”, yjet bavarezë nuk kanë pse të bëjnë pa familjet e tyre.

32-vjeçari përfundoi para kohe stërvitjet në kampin ku po qëndrojnë, pas vetëm 40 minutash, sipas gazetës “Bild”.

Prandaj, polaku u largua nga fusha stërvitore me mjekun e ekipit Johen Hahne dhe fizioterapistin Xhani Bianki. Pak më vonë, megjithatë, klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, qetësoi tifozët duke thënë se Robert Levandovski kishte marrë pak më shumë ngarkesë se pjesa tjetër e skuadrës.

NË KËRKIM TË REKORDIT

Futbollisti më i mirë në botë mund të vazhdojë të përpiqet të thyejë rekordin “e përjetshëm” të golit të Gerd Mylerit (40 gola sezonalë) nga sezoni 1971-‘72. Në ndeshjen të shtunën (15:30 pasdite) kundër Fraiburgut dhe një javë më vonë kundër Augsburgut, atij i duhet vetëm një gol për të ndaluar markën legjendare.

Polaku pritet të dalë sot sërish në stërvitje para se skuadra të niset për në Fraiburg për të luajtur javën e parafundit. Kujtojmë se Bajerni luan vetëm për statistikë pasi ka siguruar kampionatin një javë përpara duke fituar për të 31- ën herë trofeun.

Related posts

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ 150 milionë euro, ja lojtari që e ka rritur më shumë vlerën e tij nga janari 2021

Delo.autor

TRIUMFUAN NDAJ TOTTENHAM/ Liverpool vendos rekord historik në Premier

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus frikëson Barcelona-n, ylli refuzon rinovimin e kontratës. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment