Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Ylli i Real Madrid futet në izolim pas kontakteve me persona me Covid-19

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kros është futur në izolim pasi ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit, e cila shkruan se tamponi i Kros ka dalë negativ, por izolimi është i detyrueshëm për shkak të ligjit vendas. Nuk dihet sa do të mungojë mesfushori gjerman, por ky është një problem i madh për madrilenët pasi ndodhen në pikën më të nxehtë të sezonit.

Njoftimi i Real Madrid

“Real Madrid raporton se lojtari ynë Toni Kros është në izolim pasi ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithëse të gjitha testet që janë kryer tek lojtari kanë qenë negative”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Gravina zbulon të gjithë skenarët: Nuk ka titull në tavolinë në Serie A

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Aksidentohet me motor, vdes lojtari i Erzenit… (FOTO)

Delo.autor

I ACARUAR/ Ancelotti sulmon ASHPËR arbitrat pas ndeshjes me Juventusin: “Ky është një…”

Isa.Autor

Leave a Comment