Bundesliga Futboll Sport

RREZIKON FALIMENTIMIN/ Mbrojtësi Alaba blen aksione tek klubi ku aktivizohet ish-futbollisti i Skënderbeut

Pandemia la një gropë të madhe në botën e futbollit dhe jo vetëm. Kriza ekonomike i ka goditur rëndë klubet dhe disa prej tyre janë në prag të falimentit. Klubi me shumë tradita, Austrisë e Vienës, ku aktivizohet dhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, është në gjendje të vështirë financiare dhe rrezikon përjashtimin nga kampionati.

Por, në momentin më të vështirë u shfaq një nga futbollistët më të spikatur që ka promovuar Austria e Vienës. Ish-ylli i ekipit, David Alaba, tashmë pjesë e Bajern Mynihut, ka vendosur t’i vijë në ndihmë klubit. Mediat austriake bëjnë me dije se Alaba ka blerë 2% të aksioneve të klubit, me vlerë 500 mijë euro.

Kjo vjen si një ndihmë direkte financiare, e cila mbulohet me blerjen e aksioneve. Por, në momentin më të vështirë u shfaq një nga futbollistët më të spikatur që ka promovuar Austria e Vienës.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ibrahimovic barazon ish-sulmuesin Shevchenko dhe… veten

Delo.autor

E diela futbollistike, spikasin sfidat Atl.Madrid-Celta e Dortmund-Frankfurt

Q.Autor

KU ËSHTË TOPI? Talenti i Chelsea tregohet “MAGJIK” ndaj Fabinhos! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment