Gossip

U BË NËNË DY MUAJ MË PARË/ Tifozja e Juventus-it tregon linjat perfekte trupore pas lindjes (FOTO)

Emili Ratajkovski u bë nënë për herë të parë në muajin mars të këtij viti. Modelja 29-vjeçare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Silvester, shkruan “Daily Mail”.

Sot ajo ka pozuar me bikini për të treguar linjat trupore pas lindjes. Modelja dukej e mrekullueshme dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me harkun e sheshtë dhe të tonifikuar.

Në videon prej disa sekondash, që u shpërnda në Instagram, bukuroshja nga Londra shihej me bikini ngjyrë rozë, teksa pozonte mbi një tarracë në New York.

Ajo kishte zgjedhur edhe disa aksesorë për të plotësuar pamjen, mes të cilëve binte në sy varësja, në të cilën ishte shkruar pseudonimi i djalit: Sly. Emili u tregoi të gjithëve se ishte shtatzënë vitin e kaluar teksa pozoi me barkun e rrumbullakosur për “Vogue”.

Related posts

XHINSE TË SHQYERA DHE FYTYRA TË EGRA/ Ja si prezantohen Melissa Satta e Boateng (FOTO)

Delo.autor

Festivali i filmit/ E fejuara e NEYMARIT shkëlqen në Venecia, me linjat BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

LIDHJA E DASHURISË ME AMIR RRAHMANIN/ Moderatorja shqiptare zbulon “gabimin” që solli ndarjen

Delo.autor

Leave a Comment