Futboll

Arsenal e dëshiron Nagelsmann si zëvendësues të Wenger (FOTO)

​Skuadra angleze, Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri, sepse në fund të këtij edicioni pritet të largohet Arsene Wenger
Rezultatet e dobëta këtë edicion, sërish kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit francez, Arsene Wenger.

Sipas Daily Star, drejtuesit e Arsenalit kanë identifikuar trajnerin e Hoffenheimit, Julian Nagelsmann si një ndër zëvendësuesit e francezit.

Gjermani 30 vjeçar është një nga trajnerët më të kërkuar, pasi arriti që Hoffenheimin këtë edicion ta dërgonte në Ligën e Kampionëve.

Përveç tij, në listën e Arsenalit janë edhe Carlo Ancelotti, Joachim Low, Mikel Arteta dhe Leandro Jardim.

 

Related posts

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

F.autor

Tifozët e Fiorentinës ironizojnë me Buffonin (Video)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Inter përforcon mbrojtjen deri në vitin 2023 me lojtarin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment