Futboll La Liga Sport

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Shpëtimi i Barcelonës vjen nga Amerika, 500 milionë euro për të evituar…

Marrëveshja midis Barcelonës dhe grupit të investimeve të Amerikës së Veriut, “Goldman Sachs”, është tashmë një fakt. Me këtë marrëveshje, me vlerë 500 milionë euro, klubi blaugrana do të jetë në gjendje të ristrukturojë borxhin dhe të përballet me pagesat në pritje, në një afat të shkurtër.

Puna e nisur javët e fundit nga bordi i ri i drejtorëve, i kryesuar nga Joan Laporta, ka përfunduar me sukses dhe, tani e tutje, me këtë hua, Barcelona do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet që ka para fundit të sezonit, i cili do të mbyllet më 30 qershor.

Fondi i investimeve i ka ofruar Barcelonës kushte shumë të mira huaje, madje më të mira se ato që mund të ketë ofruar ndonjë bankë. Para 30 qershorit, “Goldman Sachs” do të lëvrojë 100 milionë euro. Operacioni është plotësisht i pavarur nga “Espai Barça”.

Mbyllja e kësaj marrëveshje ishte një përparësi për bordin e drejtorëve të Barcelonës, sepse rezulton të jetë burimi i vetëm i financimit për projektin “Espai Barça”, siç ishte propozuar nga drejtuesit e mëparshëm të klubit katalanas.

Related posts

DERBI NË MERKATO/ Inter sfidon Milan, nis me mision emisarin për objektivin e “kuqezinjve”

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT “DEMIN” LAUTARO/ Barcelona gati 70 milionë euro plus shërbimet e…

Delo.autor

PRANË RIKTHIMIT NË ITALI/ Balotelli drejt klubit që sapo u ngjit në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment