Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua rebelohet ndaj Fury: Një mashtrues, ke 48 orë kohë

Situata e krijuar me boksierin Tyson Fury, i urdhëruar të duelojë brenda datës 15 shtator ndaj Deontay Wilder, ka acaruar pa masë Anthony Joshua. Ky i fundit dhe Fury kishin një marrëveshje për të dueluar mes tyre më 14 gusht, por tashmë kjo sfidë është drejt anullimit.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) e ka quajtur Fury një mashtrues. Ai i ka dhënë 48 orët afat Fury të zgjidhë këtë çështje, në të kundërt do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit është mandatuar nga WBO.

“E gjithë bota të pa më në fund se sa mashtrues që je. Ti e shkatërrove boksin. Gënjeve fansat e tu dhe i le vetëm. Përdore emrin tim për të ndikuar tek ata dhe jo për të dueluar. Më sillni në ring çdo boksier që mund të ruajë korrektësinë në këtë biznes”, tha Joshua.

Related posts

SUPER NDESHJA NDAJ CHELSEA-T/ Guardiola: Tani jam më i mirë, mendoja se do të…

Delo.autor

TIRANA “NGEC” NË “AIR ALBANIA”/ Kampionët e Shqipërisë zhgënjejnë edhe në Conference League

F.autor

Superpërballja mes Shkëmbit dhe Shehit, zbuloni formacionet e Teutës dhe Skënderbeut

Isa.Autor

Leave a Comment