Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ U afruan sezonin e kaluar, Gjilani ndërpret bashkëpunimin me dy ish-futbollistët e Superiores

Dy futbollistët shqiptar, Ardit Hila dhe Arbër Çyrbja do të largohen nga skuadra e Gjilanit pas vetëm 1 sezoni të luajtur me skuadrën kosovare.

Mesfushori Hila u transferua tek skuadra e Gjilanit pas vetëm 1 sezoni me Prishtinën, por nuk mundi të lërë dot gjurmë duke vendosur të rikthehet tek skuadra kryeqytetase. Ndërsa sulmuesi Çyrbja u transferua tek skuadra kosovare pas disa aventurave në Superiore me skuadra si Teuta dhe Kukësi.

Gjilani nuk zhvilloi një sezon të mirë duke u renditur në vendin e 4-ët në kampionat, teksa drejtuesit kosovarë po mendojnë të krijojnë një skuadër fituese për sezonin tjetër, duke nisur më parë fushatën e largimeve më pas atë të afrimeve.

Related posts

ZBULON IDENË E POSEDIMIT TË TOPIT/ De Jong: Plani i Setienit është i njëjtë me…

Delo.autor

PAS RINISJES/ Shënohet GOLI i parë në Premier League, ja kush e realizon

Delo.autor

VLAHOVIC TRAZON SERIE A/ Në garë futet edhe Inter, “mjeshtri” Marotta e synon falas

F.autor

Leave a Comment