Futboll Seria A Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra. Ja kur prezantohet trajneri i ri

“Sergio Conceicao nuk do të jetë trajneri i ri i Napoli-t”.

Ky ka qenë pohimi i presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, për Maisefutbol, faqe sportive portugeze.

“Janë të gjitha gënjeshtra. Trajnerin e ri të Napoli-t e kemi gjetur dhe do ta lajmërojmë pas një javë”.

Numri një i klubit napolitan, gjithesi, ka pranuar se ka folur me super menaxherin Jorge Mendes:

“Jorge është një mik. Kemi zhvilluar disa biseda në tre muajt e fundit dhe ai ka propozuar tre ose katër trajnerë, por nuk kemi nisur asnjë negociatë. Nuk kam folur kurrë me Sergio Conceicao”, ka thënë De Laurentiis.

Related posts

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE JAM TRANSFERUAR/ Kluivert: Dua të luaj dhe të jem startues, por…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Chelsea-Everton. Rezultati 4-0

Delo.autor

KUPA E FRANCËS/ Neymar zhbllokon finalen kundër St Etienne (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment