Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lëvizje në mesfushë, ja si pritet të luajë Vllaznia…

Vllaznia ka një ekip të kompletuar dhe Brdariç shpesh ka ndryshuar formacionin, madje duke lënë në stol edhe lojtarë që kanë mbajtur peshë këtë sezon.

Në ndeshjen ndaj Kastriotit trajneri gjerman befasoi me lënien në stol të Ardit Krymit, por ajo ishte një lëvizje e mirëmenduar, pasi lojtari kishte tre kartonë të verdhë dhe në rast se ndëshkohej, do të mungonte ndaj Partizanit. Mesfushori u rikthye titullar kundër të kuqve dhe nuk i shpëtoi kartonit të verdhë.

Kësisoj, ai do të mungojë ndaj Laçit. Gjasat janë që këtë herë të rikthehet titullar Demir Imeri dhe në mesfushë të luajë treshja Jonuzi, Marku dhe Kruja, me këtë të fundit që është kthyer në “xhol”.

Related posts

“NUK JAM I GATSHËM TË LUAJ…”/ Legjenda Pele shtrohet në spital

Delo.autor

KOMENT/ Vllaznia në “dorën e Zotit” dhe në “mëshirën” e 100 vjetorit të themelimit

Sadik.Autor

Tare “i lodhur” me De Vrij: Brenda ose jashtë, momenti për të vendosur

Q.Autor

Leave a Comment