Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI-KASTRIOTI/ Krutanët shpresojnë deri në sekondën e fundit, ja formacionet e mundshme…

Kastrioti do të luajë sot përballë Kukësit në një ndeshje tejet të vështirë. Krutanët do të kërkojnë sot që të shmangin rënien direkt në Kategorinë e Parë dhe do të kërkojnë të marrin pikët e plota në mënyrë që të sigurojnë “play out”-in, që të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm në Superiore.

Për ta bërë këtë, krutanët duhet që të fitojnë sot përballë verilindorëve, por edhe skuadrës fituese të dalë nga çifti Burreli-Tomori. Krutanët tregohen të rezervuar dhe nuk shkojnë aq larg sa të mendojnë për rivalin e ardhshëm, por janë të fokusuar totalisht te sfida me verilindorët, që do të luhet ditën e sotme në “Air Albania”.

Ashtu si gjatë javës, edhe dje ka pasur heshtje shtypi, ndërsa lajmi i mirë është që edhe Rezi, i cili shfaqi shqetësime gjatë ditëve të fundit, do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona nuk humbet kohë, emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit. Ja emri…

Delo.autor

Video / E pabesueshme në Greqi, sulmuesi heq topin që po shkonte në rrjetë

Q.Autor

E PAPRITUR/ Xherdan Shaqiri refuzon ftesën e kombëtares së Zvicrës, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment