Futboll Seria A Sport

U AKUZUA PËR PËRFSHIRJE NË KOMPANI BASTESH/ Ibrahimovic ia “hedh” me gjobën e majme. E pëson dhe Milani

UEFA ka akorduar një gjobë prej 50 mijë eurosh për Ibrahimoviç pas përfshirjes së këtij të fundit në aksionet e një kompanie basteve.

Lajmi bëri bujë pak kohë më parë dhe u përfol për një dënim me pezullim për 3 vite nga futbolli i shtatlartit, por UEFA ka vendosur gjobën e majme për shtatlartin suedez, i cili do të duhet të paguajë plot 50 mijë euro.

Në këtë rast nuk shpëtoi as klubi i Milanit, teksa selia e UEFA-s akordoi një gjobë prej 25 mijë eurosh për kuqezinjtë. Në këtë rast ka ndodhur e keqja më e mirë e mundshme për Ibrën i cili rrezikonte dhe përjashtim nga futbolli, por UEFA është treguar e “butë” me yllin suedez.

Related posts

NUK DI TË NDALET/ Higuain ndëshkon Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Nëse Modric largohet nga Reali, Perez e ka gati zvendësimin e mesfushorit te skuadra madrilene

Sadik.Autor

NDJEK LEGJENDËN E GALAKTIKËVE/ Hazard zgjedh numrin e fanellës me numrin…(FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment