Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Inter i bën ofertën e parezistueshme. Tekniku italian gati të marrë drejtimin e “Zikaltërve”

Pasi përfundoi kontratën me Antonio Konten dhe pasi humbi duelin me Juven për Maksimiliano Alegri, një skenar i ri është zbuluar për të ardhmen e trajnerit të ardhshëm të Interit.

Sipas asaj që raporton “Corrieredellosport.it’’, Simone Inzagi është kandidatura më e nxehtë për momentin për të marrë drejtimin e skuadrës zikaltër dhe çdo gjë momentalisht duket afër fundit.

Trajneri i Lacio mbrëmjen e djeshme darkoi me presidentin Lotito dhe drejtorin sportiv Igli Tare, ku u arrit marrëveshja e rinovimit dhe për tre vite të tjera me një rrogë 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa sipas raportimeve Interi i ka ofruar një marrëveshje me 3.9 milionë euro në sezon.

Megjithatë, marrëveshja nuk u bë zyrtare dhe ngeli çdo gjë në kuadrin e raportimeve.

Agjenti i Inzagit, Tulio Tinti i cili është gjithashtu dhe agjenti i futbollistit të Interit, Alesandro Bastoni, ndodhet momentalisht brenda zyrave të Interit për të mbyllur një marrëveshje të mundshme me klubin zikaltër.

Drejtuesit e Interit po kërkojnë një trajner të nivelit mesatar dhe profili i Inzagit duket se është i duhuri.

Related posts

Grizman ‘kërcënon’: Franca, rival i hidhur për këdo

Sadik.Autor

Klasikja e Gjermanisë, Bayern turpëron Dortmund në 23 minuta

Sadik.Autor

SHPREH DASHURINË” PËR KLUBIN/ Dybala thur elozhe: Juventusi skuadër e rëndësishme, kënaqësi të luaj me…

Delo.autor

Leave a Comment