Futboll Seria A Sport

INZAGHI DREJT STOLIT TË INTER/ Presidenti Lotito hidhet në sulm për zëvendësuesin, do t’i besojë “timonin” trajnerit…

Simone Inzagi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit, që do të zëvendësojë Antonio Konten. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i Lacios, Lotito, është hedhur menjëherë në sulm për të piketuar “timonierin” e ri, pas divorcit të mundshëm me Inzagit.

Sipas “Tuttomercatoweb”, kryeqytetasit kanë hedhur sytë nga trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Lacios, për shumë sezone. Raportohet se kanë nisur edhe kontaktet e para mes palëve, dhe pritet që në të ardhmen Sinishës t’i besohet pankina e skuadrës laciale.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ALAVESIT/ Solari: Ky lojtar na ka ndriçuar gjithnjë, nuk mendojmë për…

Delo.autor

PRAGSFIDA ME SKOCINË/ Kapiteni rrezikon stolin, PANUCCI provon formacionin me 3 mbrojtës

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafa e tij i kushtoi finalen Bayern-it, Ulreich u kërkon falje tifozëve

Sadik.Autor

Leave a Comment