Basketball Sport Të tjera

MOMENTE NERVOZIZMI/ Tifozi i Boston godet me shishe Irving pas ndeshjes, përfundon në pranga (VIDEO)

Një incident i shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes së katërt play off (NBA) mes Boston dhe Brooklyn (141-126 për miqtë). Një tifoz i Boston Celtics, në momentin që lojtarët e ekipit mik po largoheshin nga fusha, ka lëshuar një shishje uji drejt tyre, e cila për pak sa nuk ka goditur në kokë Kyrie Irving.

Situata në ato momente është acaruar, teksa lojtarët janë kthyer në drejtim të zonës ku ishte tifozi. Pasi janë larguar lojtarët nga fusha, tifozi që kreu këtë gjest të shëmtuar është arrestuar nga policia. Ndërkohë që, më herët, ai ishte rrethuar nga forcat e sigurisë së pallatit të sportit.

“Njerëzit paguajnë biletën për të parë ndeshjen dhe jam i lumtur që e bëjnë këtë gjë. Ne s’jemi në cirk. Këtu nuk hidhen domate apo gjëra të tjera në kohën që lojtarët janë në fushë. Ata nuk mund të na trajtojnë sikur jemi në kopshtin zoologjik për njerëz. Ne s’jemi kafshë”, tha Kyrie Irving.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS AJAX-JUVENTUS/ Ish-lojtari i “Axurrëve”: Allegri rrezikon të…

Delo.autor

TOPI I ARTË NË DUART E MODRIC/ Mbrojtësi i Kosovës uron fituesin me një foto nga përballja midis tyre…

Isa.Autor

MORATA ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST NË MERAKTO/ Tifozët e dy skuadrave i kërkojnë ndihmë Alice Capello

Delo.autor

Leave a Comment