Moto GP Sport

E BUJSHME NË MOTO GP/ “Doktori” Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit, do ta zëvendësojë një britanik

Edhe pse Valentino Rossi ka deklaruar se për të ardhmen e tij do të vendosë gjatë pushimeve verore të kampionatit të MotoGP, mediat britanike zbulojnë që tani të ardhmen e pilotit italian. Sipas “The Race”, 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit do të tërhiqet në fund të sezonit, duke mbyllur aventurën me Yamaha Petronas. Në vendin e tij do të mbërrijë britaniku Jake Dixon.

“Sipas burimeve, Rossi do të lajmërojë skuadrën Yamaha Petronas se viti 2021 do të jetë i fundit për të në MotoGP. Rezultatet e dobta të këtij sezoni po ndikojnë në këtë vendim, duke bërë që ai të humbasë dëshirën për të garuar. Të njëjtat burime sqarojnë se Jake Dixon, që aktualisht garon në Moto 2, do të zëvendësojë Rossin te motori japonez”, shkruhet në “The Race”.

Related posts

Rikthehet Moto Gp/ Rossi dhe Vinales optimistë për garën në Brno

Isa.Autor

HYSAJ MENDON LARGIMIN NGA NAPIOLI/ Flet agjenti i mbrojtësit: Nëse situata mbetet e njëjtë deri në janar, atëherë…

Delo.autor

DERBI I TAKON MILANIT/ Kuqezinjtë festojnë në San Siro, Maignan ndal Interin

F.autor

Leave a Comment