Futboll Seria A Sport

“DIVORCI” BËHET ZYRTARE/ Juventus liron teknikun Sarrin, gati firma me klubin e Serisë A

Ka ardhur më në fund edhe divorci zyrtar mes Juves dhe ish-trajnerit Mauricio Sarri.

Ky i fundit, edhe pse qëndroi një vit pushim pasi i liroi vendin Andrea Pirlos, ka vazhduar të paguhet nga “Zonja e Vjetër”, ndonëse siç raporton media italiane, të dyja palët kanë arritur një marrëveshje me vlerë 2.5 milionë eurosh, të cilat do të shkojnë në xhepat e Sarrit, për të anuluar vitin e tretë dhe të fundit të kontratës me ish-kampionët e Italisë.

Kjo ditë intensive e djeshme në selinë e Juves lidhet mbi të gjitha me faktin se Lacio ka vendosur që t’ia pasojë pikërisht Sarrit stolin e lënë bosh nga Simone Inzagi. Madje, dje në mbrëmje raportohet se është arritur edhe akordi total me kryeqytetasit: 4 milionë euro neto në sezon, për 3 vitet e ardhshme.

Related posts

PËRHAPJA E COVID-19/ Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë

Delo.autor

“DEMAT” U ELIMINIUAN NGA CHAMPIONS/ Ansi Agolli përshëndet Qarabagun për kualifikimin

Delo.autor

RONALDO është magjik në SHTATOR/ Ja sa GOLA ka shënuar tek REALI në 9 vite

Isa.Autor

Leave a Comment