Sport Të tjera

I BEFASON TË GJITHË/ Numri 2 tërhiqet nga Roland Garros: Vuaj nga depresioni

Tenistja japoneze Naomi Osaka, numri 2 në botë për femra, ka vendosur të tërhiqet nga grand slam i Roland Garros. Ajo duhej të luante sot në raundin e dytë ndaj suedezes Rebecca Peterson, por për motive personale vendosi të ngrejë “flamurin e bardhë”.

Osaka e komunikoi vendimin përmes rrjeteve sociale: “Gjëja më e mirë për turneun është që unë të tërhiqem. E vërteta është se prej US Open 2018 e deri më tani vuaj nga depresioni. Kush më njeh e di se jam një person i qetë dhe të flas me gazetarët më krijon presion dhe ankth brenda vetes, që për momentin nuk jam në gjendje ta përballoj”, tha Osaka.

Osaka, në raundin e parë fitoi 2-0 ndaj sllovenes Kaja Juvan (6-0, 7-5), por nuk u paraqit në konferencën për shtyp. Për këtë gjë, ajo u penalizua me 15 mijë dollarë dhe paralajmërim për përjashtim nga turneu, pasi shkeli rregulloren.

Related posts

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Nga Shkëndija e Tetovës tek Kukësi, ja klasifikimi në Europa League…

Delo.autor

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Delo.autor

E KËRKON REALI/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR i sulmuesit të PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment