Futboll Seria A Sport

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Milan kërkon shkëmbimin e bujshëm. Ofron Castillejo për yllin e Sevillas…

Milani mendon për sezonin e ardhshëm ku synimi është përforcimi në sulm për të qenë kompetitiv edhe në Champions. Jo vetëm Oliver Zhiru që është fare pranë fanellës kuqezi për dy sezonet e ardhshme, por tani drejtuesit e Milanit kanë një ide të re shkëmbimi.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica” me Zhriunë që i ka thënë “PO” Maldinit dhe që do të transferohej me parametra zero dhe do të firmoste një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh. Tani më “Djalli” mendon shkëmbimin Samu Castillejo-Papu Gomez me skuadrën e Sevijas. Për sulmuesin argjentinas do të ishte një rikthim në Itali pasi i tha mirupafshim Atalantës përpara 6 muajve.

Në La Liga, Gomez ka regjistruar 18 prezenca dhe ka realizuar 3 gola. Ndërkohë drejtuesit e Milanit kanë rifilluar tratativën për rinovimin e kontratës me turkun Hakan Çalhanoglu, që tashmë presin një përgjigje përfundimtare nga ai.

Related posts

GODITJE PËR JUVENTUSIN/ Ylli i “Zonjës së Vjetër” rrezikon të qëndrojë gjatë larg fushave

F.autor

GOL ME DORË NË FUNDIN E NDESHJES/ Arbitri e quan të rregullt pavarësisht protestave të shumta, ja rasti (VIDEO)

Delo.autor

Kjo është femra më e bukur natyrale që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment