Futboll

Isha afër transferimit në Barcelonë

Gundogan ka treguar se ka qenë afër transferimit në Barcelonë kohë më parë, por nuk ishte e shkruar që të ndodhte.
İlkay është i lumtur aty ku është tani, te Manchester City, me të cilën skuadër fitoi titullin e parë ditën e diel, pas fitores 3-0 në finale të Kupës.

“Kam qenë shumë afër nënshkrimit me Barcelonën, por në fund nuk ishte e shkruar të ndodhë. Sido që të jetë, tani jam aty ku doja të jem dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi ai për “Sport Arena Plus”.

“Më dëshironte edhe Kloppi, por vendosa të shkoj me Guardiolan sepse filozofia e lojës më përshtatet. Klopp është si baba për mua, ndërsa Guardiola, është gjeni, mësues, trajneri më i mirë në botë”.

Gundogan u transferua te City nga Borussia Dortmundi në vitin 2016. Ai deri më tani ka bërë 50 paraqitje për ekipin e Pep Guardiolas dhe ka shënuar nëntë gola. /Gazeta Express/

Related posts

LEICESTER MPOSHT GUARDIOLËN/ Humbja e tretë për Cityn brenda një muaji

Delo.autor

“PRITEJ QË TË VINTE PRESIDENTI NGA KINA…”/ Kërcënon menaxheri i titullarit të Inter-it: Respektoni akordin ose nuk rinovon

Delo.autor

ELIMINOI INTERIN NGA CHAMPIONS/ Olayinka triumfon në Çeki dhe feston me puro! Digjet Praga (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment