Futboll Seria A Sport

NIS PROJEKTI “BARDHEZI”/ Ardhja e Allegri-t ndryshon gjithçka, Juventus ka gati rinovimin për yllin e skuadrës…

Mes Juventusit dhe Paulo Dibalës është rikthyer moti i mirë. Argjentinasi rikthehet sërish në qendër të projektit bardhezi, edhe pse sezoni i fundit nuk pati asgjë për t’u mbajtur mend në aspektin individual.

Megjithatë, rikthimi në krye të stolit i Masimiliano Alegri bën që edhe pozicioni i 27- vjeçarit të mos jetë më në diskutim si më parë. Ai është një element tepër i rëndësishëm i sulmit të “Zonjës së Vjetër”, ndaj edhe rinovimi i kontratës thuhet se do të hyjë në një fazë konkrete.

Për të klubi mendon rinovimin duke kaluar nga 7 milionë eurot aktuale në 10 milionë në sezon. Presidenti Anjeli i ka hapur dritën jeshile drejtuesve të tjerë për të filluar negociatat që, vetëm dy muaj më parë, dukeshin se do të përfundonte me një lamtumirë pothuajse të sigurt.

Praktikisht, Juve do t’i ofrojë Dybalës 10 milionë në vit plus bonuse duke i ofruar qetësinë e nevojshme për të përsëritur sezonin 2017-’18, kur Dibala shënoi 26 gola.

Related posts

Frika e rënies nga Superliga, tifozët shkodran “rebelohen” dhe protestojnë ashpër ndaj Bashkisë

Sadik.Autor

NEWCASTLE – MANCHESTER CITY/ Guardiola synon të fitojë ndeshjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kaos Lukaku: Shkoi te United pas një riti magjik

Q.Autor

Leave a Comment