Futboll Sport

COPA AMERICA/ Trajneri Scaloni lë jashtë kombëtares yllin Dybala, zbulon arsyen

“Nuk ka asnjë që të ndihet më keq se unë, Paulo është një lojtar që e adhuroj. Por na duhen lojtarë që janë gati, në maksimumin e formës”.

Më këto fjalë e ka shpjeguar trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, përjashtimin e Dybala nga lista e të grumbulluarve për Copa America.

“Ka kaluar një sezon të vështirë, dëmtimet nuk e kanë lejuar të luajë me vazhdimësi. Është kthyer shumë vonë, ndër të tjera në një moment të komplikuar për Juventus”, ka shtuar trajneri i bardhekaltërve.

“Nëse do të kishim patur 26 lojtarë, do ta kisha marrë, por kemi qenë të detyruar ta marrim këtë vendim para një liste kaq të kufizuar. Është vetëm një pauzë: vlera e tij nuk diskutohet, shpresoj që të rikuperojë sa më shpejt formën dhe të kthehet me ne”.

Related posts

“EURO 2020″/ Njeriu i ndeshjes Ukrainë-Austri, mësoni të zgjedhurin e UEFA-s

Delo.autor

LËSHON “BOMBËN”/ Ronaldo: Juventus është ekipi më i mirë se…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Nuk luan me kombëtaren, mesfushori i Juventus-it thyen rregullat anti-COVID dhe…

Delo.autor

Leave a Comment