Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ “Doktor” Rossi optimist për Barcelonën: Këtu kam triumfuar 8 herë

Valentino Rossi përgatitet për garën e radhës në botërorin e MotoGP, ku do të garohet në pistën e Barcelonës. Një pistë e dashur për 42-vjeçarin italian, ku ka triumfuar 8 herë në karrierën e tij (6 herë në MotoGP).

“Kjo është një nga pistat e mia të preferuara, argëtohem gjithnjë. Kujtimet e mira më bëjnë optimist për garën që do të zhvillojmë këtu në Katalunja, pasi jemi përmirësuar disi në garën e fundit në Mugello”, tha Rossi.

“Në garën e fundit bëra disa parakalime dhe hyra në “top-10”. Po përmirësohemi edhe pse synojmë më shumë, gjë që do ta kërkojmë në Barcelonë me shpresën që të arrijmë diçka më shumë”, tha Rossi.

Related posts

SKANDAL TE KLUBI EUROPIAN/ Lojtarët kapen duke kryer marrëdhënie seksuale

Delo.autor

BONUCCI ISHTE NJË GABIM/ Fassone: CR7-ta kishte dëshirë të vinte tek ne

F.autor

“NUK MUND TA DISH KURRË TË ARDHMEN”/ Flet Pochettino: Jam i hapur ndaj kthimit në Premier…

Delo.autor

Leave a Comment