Futboll Seria A Sport

ZBULON PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË YLLIT BELG/ Sulmuesi Penza: Lukaku ka vetëm një defekt…

Emile Penza, ish-sulmues i Belgjikës, ka folur për pikat e forta dhe të dobëta të Romelu Lukaku-t në një intervistë të dhënë për Het Laatste Nieuës.

Sulmuesi zikaltër, i zgjedhur si lojtari më i mirë i Serisë A, ka vetëm një defekt, sipas ish-lojtarit.

“E vetmja gjë mbi të cilën duhet të punojë Lukaku është loja e tij ajrore”, ka thënë Mpenza. “Lukaku ka gjithçka, me përjashtim të kësaj. Po të ishte i fortë edhe në ajër, do të shënonte dhjetë gola më shumë në sezon”.

Mpenza është shprehur i gatshëm ta ndihmojë:

“Mund të vijë në Anversë ose Knoke për të marrë disa këshilla. Edhe pse do të doja të shkoja unë tek Inter-i. Duhet të më dërgojë vetëm një mesazh dhe do të jem i lumtur të marr makinën dhe të nisem. Do të doja edhe të stërvitesha me atë”.

Related posts

ITALI-SPANJË/ Mancini shuan dyshimet, Emerson në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Qindra tifozë të Romës rreshtohen ende pa zbardh mëngjesi për të siguruar biletë për gjysmëfinale

Sadik.Autor

“SHERR” PËR GJUAJTUAR PENALLTINË/ Ja si Salah mbeti i zhgënjyer nga gjest i Milner (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment