Futboll Sport

MARRËVESHJA ME KONTEN DËSHTOI/ Totenhemi tenton një tjetër kampion për stolin

Totenhemi është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Prej kohësh londinezët kanë qenë në kontakte me ish-trajnerin e Interit, Antonio Konte.

Ky i fundit u largua nga zikaltërit pas përfundimit të sezonit, teksa tashmë po mendon për një aventurë të re. Drejtuesit e Totenhemit e kishin në krye të listës, për t’i besuar drejtimin e skuadrës, por sipas asaj që raportojnë mediat, një marrëveshje mes palëve nuk është arritur dhe ky operacion ka dështuar.

Në këtë situatë, drejtuesit londinezë duhet të kërkojnë për një tjetër trajner për stolin e skuadrës. Anglezët do të tentojnë një tjetër kampion, teksa këtë herë bëhet fjalë për teknikun aktual të Ajaksit, Erik Ten Hag.

erik-ten-hag-ajax-juventus-champions-league-2019_u7wwf19adutk1f9eq5b475tfe

Ky i fundit rinovoi kontratën me kampionët e Holandës në muajin prill, por drejtuesit e Totenhemit janë të gatshëm të paguajnë, për ta bindur Ajaksin të lërë të lirë.

Related posts

DUARTROKET MILAN DHE TRAJNERIN PIOL/ Cassano: Do të kishin firmosur me dy duar. Ne themi i la benzina por…

Delo.autor

Laçi rigjen Reginaldon, me të në formë Europa nga kampionati nuk është utopi

Sadik.Autor

Man. United kërkon t’i rrëmbejë një lojtar me peshë Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment