Futboll Sport

ZYRTARE/ “Bardheblutë” godasin në merkato, transferojnë mbrojtësin 28-vjeçar

Skuadra e Dritës ka siguruar shërbimet e ish-mbrojtësit të Feronikelit, Përparim Islami.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike ekipi nga Gjilani ku me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” kanë zyrtarizuar këtë blerje ku 28-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe që do të jetë pjesë e skuadrës edhe në Kupat e Europës.

POSTIMI I KLUBIT TË DRITËS –

“RRUKI është bardhë e kaltër!

Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.

Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.

Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!

Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.

Mirë se vjen Përparim Islami

FC DRITA⚪️🔵”

Related posts

“KAM FOLUR ME OLSI RAMËN DHE OSMANIN/ Igli Tare kundër FSHF: Nuk mund të mohojnë të drejtën për…

Delo.autor

ZYRTARE/ Blerja e fundit e Juventusit, ish-arbitri italian merr detyrën e re te “Zonja e Vjetër”

F.autor

DEKLARATA BOMBË/ Bufon “thumbon” Juventusin: Sezonin e shkuar, titullin e meritoi…

Isa.Autor

Leave a Comment