Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Barcelonës për të zëvendësuar Theo-n, Milan mund të mbajë edhe Pobegën

Pas 6 golave në 25 paraqitje me Specian, Tomaso Pobega do të rikthehet te Milani që e kishte huazuar. Mesfushori mund të konfirmohet nga drejtuesit në një repart i cili në janar 2022 do të humbasë shërbimet e Kesit dhe Benaserit që do të largohen për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Mesfushori italian do të ishte i dobishëm edhe për listat e UEFA-s të cilat u imponojnë klubeve përfshirjen e lojtarëve të dalë nga akademitë përkatëse.

Përveç mesfushorit, Milani synon goditje edhe në korsinë e majtë ku kërkohet një zëvendës për Teo Hernandezin. Emri më i kuotuar në këto momente është ai i Zhunio Firpos. Barcelona synon ta huazojë dhe Maldini duhet të zbarkojë së shpejti në Spanjë për të kërkuar një hua 1-vjeçare me të drejtë blerje, pikërisht siç u veprua dy vite më parë për Teo Hernandezin.

Related posts

PROSTITUCION, KOKAINË, ARMË DHE PARA/ Arrestohet gjyqtari i njohur së bashku me 34 persona të tjerë (VIDEO)

Delo.autor

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË LA LIGA/ Ja stadiumet ku Messi dështoi të shënojë…

Isa.Autor

Oferta me “një mal me para” nga Kina, Iniesta “joshet” nga aziatikët

Sadik.Autor

Leave a Comment