Futboll Sport

SUPER LEAGUE/ Gjykata zvicerane presion Presidentit Ceferin: Larg duart nga Juventus, Reali dhe Barcelona

Drejtësia zvicerane ndalon UEFA-n dhe FIFA-n: asnjë sanksion për klubet që ende aderojnë në projektin e Super Ligës Europiane. Sipas radios spanjolle “Cadena SER”, ministri zviceran i Drejtësisë i ka dërguar dy organizmave një njoftim për të komunikuar se nuk mund të vendosin sanksione ndaj klubeve të Barcelonës, Realit të Madridit dhe Juventusit.

Më 25 maj, UEFA nisi një proces disiplinor ndaj tri klubeve që nuk janë shkëputur ende nga Super Liga Europiane, ashtu siç bënë 9 simotrat e tyre. Një gjykatën madrilene është rreshtuar në krah të Barcelonës, Juventusit dhe Realit, duke e penguar UEFA-n për çdo sanksion të mundshëm disiplinor apo financiar ndaj klubeve themeluese të Super Ligës.

Në të njëjtën kohë, klubet kishin kërkuar një opinion të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian për të studiuar shkelje të mundshme të rregullave të konkurrencës nga ana e UEFA-s dhe FIFAs, të cilat mund të përziejnë letrat në tavolinë.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Benfica-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

Nga Spanja: United kërkon Kovacic nga Real Madrid

Q.Autor

PARA NDESHJES ME SOCIEDAD/ Zidane nuk e grumbullon, Gareth Bale në prag “divorci” me Realin

Delo.autor

Leave a Comment