Futboll Seria A Sport

“NUK DUHET TË ISHE FARE KËTU”/ Tensione gjatë mbledhjes, Presidenti Lotitto përplaset keq me…

Ditën e djeshme është mbajtur një Asamble mes përfaqësuesve të klubeve të Serisë A dhe Federatës Italiane, ku u fol për oraret e ndeshjeve në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë takimi nuk ka qenë edhe aq i qetë, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet. Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka qenë i irrituar, për shkak se në Asamble ishte thirrur Salernitana, skuadër që u ngjit këtë sezon në Serinë A dhe ka gjithashtu pronar Lotiton. Ky i fundit sipas “Corriere della Sera”, i kërkoi llogari presidentit të Federatës, Paolo Dal Pino, por ky i fundit iu kthye menjëherë duke thënë se sipas rregullores nuk lejohej që në Asamble të ftohej edhe Salernitana. Kjo irritoi së tepërmi Lotiton, i cili vendosi të largohej, por thuhet se ishte drejtori i Interit, Xhuzepe Marota, i cili i shkoi nga pas dhe e bindi të rikthehej.

Pas kësaj shpërtheu edhe Dal Pino ndaj Lotitos, duke iu drejtuar me fjalët: “Ju jeni i skualifikuar dhe nuk duhet të jeni këtu. E dini këtë apo jo?!”

Kujtojmë se Lotito është i skualifikuar për rastin e tamponëve te Lacio dhe nuk mund të votojë për asgjë që vendoset në Asamble.

Related posts

U GËZUA GOLIN PËR DORTMUND/ Shikoni DËMTIMIT e trajnerit Favre pas FETIMIT (VIDEO)

Delo.autor

“DOLE MË NË FUND NGA XHEPI I CHIELLINIT”/ Tifozi tallet me Lukakun, por ylli belg i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

Leave a Comment