Futboll Ligue 1

Neymar del nga salla e operacionit, ja gjendja e tij

Federata e Futbollit e Brazilit (FFB) ka njoftuar sot se operacioni në këmbën e djathtë të Neymarit ka kaluar me sukses.

Operacioni për rregullimin e ashtit të thyer në shputën e këmbës së djathtë të yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, ka qenë i suksesshëm, ka thënë sot FFB-ja.

“Operacioni mbaroi, Neymar tashmë ndodhet në dhomën e tij. Shkoi mirë”, ka thënë një zëdhënës i FFB-së.

Sulmuesi brazilian pritet të mungojë të paktën dy muaj, edhe pse doktorit i ekipit kombëtar të Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka thënë më herët se ai pritet të mungojë dy deri në tre muaj.

Megjithatë, Neymar pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës në Rusi, me lojën hapëse të Brazilit kundër Zvicrës që do të zhvillohet më 17 qershor.

Related posts

NDËSHKIMI ME KARTON TË KUQ PËR IMERIN/ Presidenti i Egnatias kontrollon vendimin e arbitrit në… VAR

Delo.autor

GJATË CEREMONISË PËR LUFTËN KUNDË RACIZMIT/ Sterling tallet me rivalin: Askush s’do ta donte një gjë të tillë…

Delo.autor

“NUK MUND TË…”/ Nga “çmenduria” kundër Barcelonës te “vrasësit” e Lyonit, Neuer paralajmëron Bayern

Delo.autor

Leave a Comment