Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Maurizio Sarri, trajneri i ri i Lazio. Ja detajet e plota të kontratës…

Zyrtarizimi ka mbërritur: Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazio. Kjo u njoftua nga klubi bardhekaltër përmes rrjeteve sociale. Pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, midis Serie A dhe Premier League, trajneri kampion italian në vitin 2020 rifillon nga kryeqyteti, ku do të provojë të fitojë trofe. Shumë i veçantë njoftimi i klubit bardhekaltër, i cili në rrjetet sociale postoi së pari vetëm një cigare, pastaj kostumin sportiv të skuadrës dhe një bankë. Të gjitha të dhëna shumë të qarta për trajnerin e ri.

I shkarkuar nga Juventusi, pasi dështoi në Champions 2019-2020, Sarri qëndroi pa punë një vit, duke pritur një stol në të cilin do të vazhdonte karrierën si trajner. Duke pasur parasysh shkuarjen e Simone Inzaghi tek Interi, në vend të Conte, presidenti Lotito bëri gjithçka për të marrë ish-teknikun e Juventusit.

Fitues i “Europa League” me Chelsea, i titullit me Juventusin, ish-trajneri idhull te Napoli, Sarri, tani përballet me një sfidë të veçantë, në një klub që ka fituar disa trofe në sezonet e fundit, pa e thënë kurrë me zë të madh fjalën në Serie A ose në Europë .

Sarri ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare; deri më 2023. Ai do të fitojë 3 milionë euro në sezon. Tani, hapësirë ​​për merkaton; në përpjekje për të mbajtur Immobile, Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto, si dhe ta përmirësojë skuadrën.

Në të kaluarën, Sarri është përballur me Lazio si trajner në 11 raste: vetëm 3 herë është mundur, 1 barazim dhe të tjerat fitore. Kjo do të jetë aventura e tij e katërt në Serie A, teksa debutoi aty me Empolin më 2014.

Related posts

E BUJSHME/ Kepa+30 milionë euro, Chelsea ofertë të “çmendur” për portierin e njohur!

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Sainz sfidon Leclerc: Ta mposht ka qenë një nga arsyet pse jam këtu

Delo.autor

“ÇMEND” RRJETIN ME FOTOT/ Cristiano Ronaldo zgjedh veturat historike për reklamimin e linjës CR7

F.autor

Leave a Comment