Futboll Sport

“EURO 2020″/ Tifozët e Turqisë hasin probleme në udhëtimin drejt Italisë, shkak bëhet…

Teksa kanë mbetur vetëm disa ditë nga starti i Kampionatit Europian, vendet pritëse po merren me detajet e fundit ku problem ka mbetur pjesa e pritjes së tifozëve nga vendet e tjera për shkak të rregullave anti-covid.

Kompeticioni do të startojë në datën 11 qershor me ndeshjen hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në “Stadio Olimpico” të Romës. Tifozët turq që kanë prerë një biletë duhet të udhëtojnë disa ditë përpara në qoftë se duan të ndjekin përfaqësuesen e tyre nga afër, sepse ligji italian parashikon një karantinë 5 ditore për shtetet që nuk janë pjesë e zonës Shengen.

Kjo mund të shkaktojë dhe një përplasje diplomatike ndërmjet dy shteteve pasi kryeministri italian, Mario Dragi ju drejtuar presidentit turk, Erdogan me fjalën “diktator” disa kohë më parë.

Megjithatë vetë kryetari i bashkisë së Romës, Daniele Fronzia, u shpreh se mund të bëhen disa përjashtime për tifozët që vijnë nga vendet që nuk janë pjesë e zonës Shengen, por nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë fakt.

Related posts

(FOTO) ZYRTARE: Coutinho është i Barcelonës

Q.Autor

Reali dhe Manchester United po përgatisin shkëmbimi më të madh në histori të futbollit

Sadik.Autor

RACIZMI NË HUNGARI/ FIFA nis hetim dhe paralajmëron masa të ashpra. Mund të përfitojë… Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment