Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI NGA TIRANA/ Sulmuesi Kale surprizon me klubin e ri, Braziliani do të veshë fanellën e…

Elton Kale do të vijojë karrierën te Gjilani, pas dy sezonesh me Tiranën, ku arriti të fitonte edhe titullin kampion.

Mediat kosovare raportojnë se braziliani ka arritur marrëveshjen me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi, teksa “pikat mbi I” duket se i ka vendosur klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke lënë të kuptohet se Kale do të prezantohet së shpejti në radhët e “Skifterave”.

Kale ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur në Superiore, teksa do të kërkojë të lerë gjurmë edhe në futbollin kosovar. 32-vjeçari brazilian, për sa i përket ekipeve shqiptare në të kaluarën ka veshur fanellën e Kukësit, Flamurtarit dhe Tiranës, ndërkohë që ka pasur eksperienca pozitive dhe në Brazil, Portugali, Rusi dhe Greqi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe prezantimi i Kalesë me fanellën e Gjilanit.

Related posts

Sot mund t’i fitoni 1 600 euro me këto super ndeshje

Sadik.Autor

PAS 8 MINUTASH LOJË/ Lucas Moura dhuron spektakël dhe ndëshkon Wolves (VIDEO)

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Shpërthen Evra: Mjaft me Messin, nuk mund ta fitojë gjithmonë

Delo.autor

Leave a Comment