Futboll Sport

PAS SPANJËS/ Një tjetër kombëtare preket nga Covid-19, sulmuesi rezulton pozitiv dhe humb Europianin

Covid-19 ka prekur edh enjë tjetër kombëtare, para startit të Europianit. Pas Spanjës dhe Suedisë, tashmë një i prekur është konfirmuar edhe te Rusia.

Sulmuesi i Zentitit, Andri Mostovoi pas testeve të kryera, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë pas kësaj, lojtari është vëtëizoluar, për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve dhe nuk do të jetë pjesë e Europianit. Stafi ka vendosur që ta zëvendësojë lojtarin me Roman Evgeniev, i cili luan për skuadrën e Dinamos së Moskës.

Kujtojmë se Rusia luan ndeshjen e parë në Europian ditën e nesërme, ku do të përballet me kombëtaren e Belgjikës, duke filluar nga ora 21:00.

Related posts

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Ja skuadrat që kualifikohen nëse do ketë barazim pikësh (FOTO)

Delo.autor

Gary Neville është i sigurtë, Simeone trajneri i duhur për Arsenal

Sadik.Autor

JUVENTUS-UDINESE/ I janë dashur 9 minuta lojë, Ronaldo nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment