Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Reali i Madridit ka tërhequr ofertën e saj të rinovimit për kapitenin Serxho Ramos.

Sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi 35-vjeçar kishte refuzuar ofertën e ulët të madrilenëve për të rinovuar edhe me një vit, kontrata e së cilit i përfundon në fund të këtij muaji.

Por presidenti i klubit merengues është i prerë dhe sipas medias iberike thuhet se oferta e rinovimit i ka skaduar me kohë. Nuk dihet ende sesi do të jetë e ardhmja e veteranit spanjoll, por mesa duket do të jetë larg kryeqytetit spanjoll dhe gjatë këtij sezoni që përfundoi me klubin mbretëror Ramos ka regjistruar 21 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Related posts

“Jam shumë krenar”/ Guardiola vlerëson të tijtë, pavarësisht humbjes me Liverpool

Isa.Autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Ajazi përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment