Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Rrezikon sfidën e rëndësishme, sulmuesi i Interit dëmtohet sërish. Ja gjendja e Sanchez…

Tjetër dëmtim për sulmuesin e Interit, Aleksis Sançez.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, gjatë stërvitjes me kombëtaren e Kilit, 32-vjeçari është dëmtuar në pulpën e djathtë dhe prezenca në ndeshjen ndaj Argjentinës më datë 14 qershor në Kupën e Amerikës është në dyshim të madh.

Kjo është e disata herë që Sançez dëmtohet gjatë këtij sezoni. Kilieni me fanellën e Interit është aktivizuar në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 8 asist.

Kili është shortuar në Grupin A të Kupës së Amerikës me kombëtare si Argjentina, Paraguaj, Bolivi dhe Uruguaj.

Related posts

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Piol bën gati revolucionin për të ardhmen

Delo.autor

Fitorja ‘tenistike’ ndaj Sassuolos, Allegri tregon sekretin e Juventusit të tij

Q.Autor

Gati kontrata e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone

Sadik.Autor

Leave a Comment