Futboll Sport

ANGLI-KROACI/ Pritet të jetë një përballje i luftuar nga dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës, sfida Angli-Kroaci e vlefshme për Grupin D të EURO 2020.

Pritet të jetë një takim i luftuar duke parë emrat e kombëtareve, por edhe emrat e lojtarëve që të dyja skuadrat kanë në fushën e lojës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit D. Anglia dhe Kroacia janë të shortuar në grup me kombëtare si Çekia dhe Skocia.

Sauthgejt e rreshton skuadrën e tij me Heri Kejnin në majën e sulmit, ndërsa Kroacia do të luajë me formacionin më të mirë me Modriç, Perisiç, Brozoviç, Kovaçiç dhe Rebiç.

FORMACIONET ZYRTARE –

ANGLI – (4-2-3-1): Pikford; Uoker, Stons, Mings, Tripier; Filips, Rajs; Stërling, Maunt, Foden; Kejn. Trajner: Gerreth Sauthgejt.

KROACI – (4-3-3): Livakoviç; Vrsaljko, Vida, Kaleta, Gvardiol; Modriç, Brozoviç, Kovaçiç; Perisiç, Kramariç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Related posts

E PABESUESHME/ Shqiptari shënon si Ronaldinho. Ky gol që është nga më të bukurit e historisë (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Luhen më 8 prill ndeshjet e para gjysmëfinale

F.autor

Rojo fantastik, Argjentina kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment